Edhe 658 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 160 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.
Njoftimi nga MSH:
15 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.
Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforëcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.
Në total numri i rasteve aktive është 3.837.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU
