‘Pse more kështu’/ Tomë Gashi ka një pyetje të rëndë për PDK-në!

Aktuale

‘Pse more kështu’/ Tomë Gashi ka një pyetje të rëndë për PDK-në!

Nga: N. Sh. Më: 15 janar 2022 Në ora: 15:30
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, i ka bërë një pyetje publike Partisë Demokratike të Kosovës.

Gashi përmes një postimi në facebook, pyet PDK-së se nëse sot ish votu Gjykata Speciale, Demarkaciaoni apo Zajednica, a do të ishin në Kuvend.

Ai shkruans e sot kur kërkohet me i dalë në krah shtetit të Kosovës, PDK-ja nuk është në Kuvend.

Postimi i plotë:

DILEMA

Kam një pytje të rendë, po për PDK-në përgjigja garant është e lehtë.

Nëse sot kishte m’u voto përsëri Gjykata Speciale siç është votu me 2015

Nëse sot përsëri kishte m’u votu Demarkacioni siç është votu me 2018

Nëse sot do të votohej Zajednica siç është votu me 2015

A do të ishin përsëri në Kuvend deputetët e PDK-së siç kanë qenë në këto 3 raste katastrofale për Kosovën, ku përveç që kanë marrë pjesë në Kuvend kanë votu Pro këtyre vendimeve në dëm të Kosovës.

Sot kur kërkohet m’i dalë krah Shtetit të Kosovës asnjëri nga ata të PDK-së nuk janë në Kuvend.

Pse more kështu?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat