Deliu-Kurtit: Detyra dhe përgjegjësia e juaj është e qartë, respektojeni Kushtetutën e Kosovës

Aktuale

Deliu-Kurtit: Detyra dhe përgjegjësia e juaj është e qartë, respektojeni Kushtetutën e Kosovës

Nga: A.SH Më: 15 janar 2022 Në ora: 16:15
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar kryeministri Albin Kurtin.

Ajo ka thënë se, kryeministri i Kosovës shfaqi mungesën e guximit për t'u ballafaquar me problemet, duke synuar që të fshihet pas deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Postimi në Facebook:

Sot, Kryeministri i Kosovës shfaqi mungesën e guximit për t'u ballafaquar me problemet, duke synuar që të fshihet pas deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Është absurditet që Kryeministri të propozojë një rezolutë për një çështje të caktuar, qëndrimin për të cilën ua ka shprehur edhe shteteve mike që përbëjnë QUINT-in.

Kjo thellohet edhe më shumë pasi Kryeministri i propozoi Kuvendit që ta miratojnë një Rezolutë për ta respektuar po Kryeministri.

Kryeministri duhet t'i dijë detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Pse ka nevojë që Kryeministri t'iu thotë deputetëve ma miratoni këtë Rezolutë për ta respektuar unë? Kuvendi nuk ka nevojë që të shërbejë si një vend ku mund të fshihet Kryeministri i Kosovës. Kurti, ose ka, ose nuk ka guxim për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Kosovës!

Z. Kurti, detyra dhe përgjegjësia e juaj është e qartë: Respektojeni Kushtetutën e Kosovës. Për dallim nga ju që asnjëherë nuk i keni ndihmuar unitetit politik, PDK ka shprehur mbështetjen e pastër dhe ju duhet të mos tërhiqeni e të zbatoni vendimin për mos-lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat