Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pasi u votua referendumi në kuvend, duke thënë se vendi mbrohet e zhvillohet duke u bërë bashkë për interesin e shtetit.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është detyrë që ta mbrojmë kushtetutshmërinë e ta zbatojmë ligjin në vend.
“Vendi mbrohet e zhvillohet duke u bërë bashkë për interesat e shtetit tonë. Praktikat e dëmshme një nga një do t’i ndryshojmë.
Është detyrë të mbrojmë kushtetutshmërinë e të zbatojmë ligjin në vend”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.