“Kosova ka fuqi aq të madhe, sa Serbia edhe për punët e brendshme varet prej saj”

Aktuale

“Kosova ka fuqi aq të madhe, sa Serbia edhe për punët e brendshme varet prej saj”

Nga: A.SH Më: 15 janar 2022 Në ora: 22:18
Rron Gjinovci

Serbia ka hequr dorë nga mbajtja e referendumit në Kosovë.

Madje edhe Kuvendi i Kosovës votoi kundër mbajtjes në territorin e Kosovës.

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka thënë se ehde pse Serbia tentoi ta frikësojë qeverinë e Kosovës, ajo nuk ia doli sepse u dorëzua.

“Kosova ka fuqi aq të madhe me dashtë ndonjëherë, sa Serbia edhe për punët e brendshme varet prej Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Kushtetuta e Serbisë thotë që Kosova dhe populli i saj janë pjesë e saj.

Mas disa tentativave me e frikësu Qeverinë aktuale në Kosovë, Serbia u dorëzu. Po ju jep qytetarëve të vet të Kosovës mundësi me votu në qytetet jugore të Serbisë, por jo në Kosovë. Pra, po mban referendum që nuk e përfshin krejt territorin e saj kushtetus dhe popullsinë e saj kushtetuse. Ky referendum është jokushtetues. Pra Kosova ka fuqi aq të madhe me dashtë ndonjëherë, sa Serbia edhe për punët e brendshme varet prej Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat