Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka reaguar pas vendimit të Serbisë, që të mos organizojë referendumin e saj në territorin e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo sfidë u kapërcua pasi politika e Kosovës ishte bashkë, përcjell Bota sot.
Profesori ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të ketë deputetë dhe zyrtarë që dalin kundër proceseve, duke i përmendur ata me emra.
Reagimi i tij në Facebook:
Serbia u tërhoq nga vendimi i saj për të organizuar referendumin në Kosovë. Serbët banorë të Kosovës mund të votojnë në Vranjë, Kurshumli, Novi Pazar e Rashkë, d.m.th në qendrat e votimit të Serbisë!
Kur politika kosovare bëhet bashkë, nuk ka sfidë që nuk kapërcehet! Kur ajo ka qenë e përçare, gati sa nuk pagoi me territore!
Do të ketë edhe në të ardhmen tipa të tillë si Abelard Tahiri apo deputeti Selmanaj! Do të ketë edhe Mushkola, Batona e Buzhala! Por me rëndësi është që institucionet, mazhoranca dhe opozita të bëhen bashkë! Atëherë thyhen provokimet e Serbisë, të Rusisë dhe miqve të tyre në Tiranë, në Prishtinë e kudo janë!