Kuvendi i Kosovës, votoi kundër referendumit të Serbisë që të mbahej në Kosovë.
PDK ishte ajo e cila e bojkotoi seancën derisa gjatë rrugës lëshoi seancën edhe Lista Serbe.
Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se vendimi i PDK-së, nuk ishte i duhuri sepse edhe pse kemi dallime, duhet të jemi bashkë kundrejt Serbisë, kur për qëllim ka poshtërimin e shtetit dhe sovranitetit tonë.
Postimi në Facebook:
I dinjitetshëm sot qëndrimi i deputetëve të kuvendit, përfshi pra edhe deputetët e opozitës, me përjashtim të një abstenimi që ishte besoj totalisht i paarsyeshëm.
Nuk besoj se ishte i duhur vendimi i PDK-së me bojkotu seancën, sepse kërkohej qëndrimi në sallë si simbol uniteti kundrejt Serbisë, megjithatë qendrimi i tyre duhet përshëndetur.
Ne brenda mbase edhe kemi dallime, mirëpo jo edhe kundrejt Serbisë, kur për qëllim ka poshtërimin e shtetit dhe sovranitetit tonë.
Sot Vuçiqi e mori një mesazh të vetëm - Kuvend, Presidencë e Qeveri u bëmë një - dhe tani shpresojmë që edhe Shqipëria në krye me z. Rama ta ketë përcjell këtë zërin unanim të motrave dhe vëllezërve të tij në Kosovë.
🇽🇰🇦🇱