Tomë Gashi për Albin Kurtin: Me pas qenë kryeministër nga 2008, sa herë deri tash ia kish ba mat Serbisë!

Aktuale

Tomë Gashi për Albin Kurtin: Me pas qenë kryeministër nga 2008, sa herë deri tash ia kish ba mat Serbisë!

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2022 Në ora: 07:02
Albin Kurti

Serbia është tërhequr nga presioni i saj për të mbajtur referendumin në Kosovë. Të shtunën Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi vendosi që serbët nga Kosova do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë për gjyqësorin, në disa qytete në jug të saj.

Vendimi i autoriteteve të Beogradit erdhi pak orë pasi Kuvendi i Kosovës, përmes një seance të jashtëzakonshme, miratoi një Rezolutë, e cila kundërshton hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, për referendumin e Serbisë mbi ndryshimet kushtetuese atje.

Për këtë ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi. Ai ka thënë se po ta kishin shqiptarët Albin Kurtin kryeministër nga shkurti 2008, do të ishin me fat. Sipas tij, Kurti disa herë deri tani ia ka bërë "mat" Serbisë, përcjell Bota sot.

"Na kanë marr në qafë do do para tij. Po mendoj, me pas kanë ne shqiptarët me fat, e me pas Albinin Kryeministër nga 17 shkurti 2008.  Sa herë deri tash ia kish ba Serbisë mat", ka shkruar avokati Gashi në një postim në Facebook./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat