Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Getoar Mjeku, i ka reaguar kryeministres serbe Ana Bërnbiq, për deklaratën e saj të fundit për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Bërnabiq dje ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të ndjehej mirë nëse serbët do ta kundërshtonin referendumin e së dielës.
Sipas Mjekut, kjo logjikë e Bërnabiqit është e mjerë, përcjell Bota sot.
Ai ka theksuar se Kosova nuk ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë.
Reagimi i Mjekut në Facebook:
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u paska thënë qytetarëve të saj se kryeministri ynë Albin Kurti don që referendumi i tyre me dështu, andaj ata po u dashka të votojnë pro më inat të Kurtit. Kjo shkarje logjike është e mjerë.
Republika e Kosovës nuk ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë, por nuk e lë Serbinë që punët e veta t'i nxjerrë jashtë kufijve duke na i sjellë në Kosovë.