Edhe Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas tërheqjes së Beogradit për mbajtjen e referendumit në Kosovë.
Gashi ka shpërndarë një video të shtatorit të vitit të kaluar, ku ai në një emision e kishte krahasuar kryeministrin Kurti me ministrin në qeverinë e parë shqiptare Hasan Prishtinën, përcjell Bota sot.
"Kërkoj ndjesë se ndoshta po përsëritem dhe po ju bezdis, por lidhur me (mos) mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, më duhet ta shpërndaj këtë video", ka shkruar Gashi në Facebook.
Në këtë video, Gashi kishte vlerësuar Kurtin si politikan shumë të zotin dhe të pakorruptuar.
Serbët e Kosovës, sot po votojnë në qytetet në jug të Serbisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës që të mos lejojë hapjen e kutive të votimit në territorin e Kosovës, përkundër presionit ndërkombëtar./Botasot