Abstenoi për referendumin, Sallahu godet Selmanajn - ja çka i publikon

Aktuale

Abstenoi për referendumin, Sallahu godet Selmanajn - ja çka i publikon

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2022 Në ora: 10:33
Driton Selmanaj

Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu, ka folur për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku u miratua Rezoluta, që shfaq kundërshtimin e Kosovës për hapjen e kutive të votimit për referendumin e Serbisë në Kosovë.

Ai ka publikuar në Facebook, testin e betimit të deputetit, duke kritikuar kështu deputetët që munguan pa arsye në seancë dhe deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanajn, i cili abstenoi, përcjell Bota sot.

Reagimi i Sallahut në Facebook:

Për ata deputetë që munguan paarsye dhe për deputetin që abstenoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të datës 15/01/2022, të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti.

Neni 10

Betimi i deputetëve

Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen solemnisht. 

Teksti i deklaratës është:

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” 

Betohem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat