“M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvllëkun e partive!”/ Çun Lajçi reagon ashpër ndaj PDK-së dhe Driton Selmanajt

Aktuale

“M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvllëkun e partive!”/ Çun Lajçi reagon ashpër ndaj PDK-së dhe Driton Selmanajt

Nga: A.M. Më: 16 janar 2022 Në ora: 14:16
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetit të LDK-së Driton Selmanajt, për mos përkrahjen e rezolutës për ndalimin e referendumit serb.

Lajçi në një postim në Facebook i parashtroi dy pyetje Selmanajt, derisa tregoi se PDK-ja nuk e mbështeti kryeministrin Kurti.

“M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvnillëkun e partive, por ju kurr s’guxuet me ia pre Serbisë kërthizën!

Kështu keni thanë që 10 vite: Hajt le t’votojnë edhe sivjet!”, deklaroi Lajçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dy pyetje

Driton

Ti shkove në mbledhje, por nuk e mbështete rezolutën për mos referendumin e Sërbisë n’shtetin tand?

Pse?

Nga kush u frigove?

A po kujtofte se do të dështoi Albini e deshte me mbetë mik me listën serbe: Unë s’votova, e patë?!

Kurse ju PD- kyja që thatë e mbështesim qëllimin por s’marrim pjesë në kuvend, a kujtoftët se ky asht qyqan e deshtët me lanë vetëm e pastaj me thanë: Ja ky që s’guxon me vu firma, si komandantët tonë!

M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvnillëkun e partive, por ju kurr s’guxuet me ia pre Serbisë kërthizën!

Kështu keni thanë që 10 vite: Hajt le t’votojnë edhe sivjet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat