Shqetësuese/ Rritet frikshëm numri i rasteve të reja me Koronavirus në Kosovë

Aktuale

Shqetësuese/ Rritet frikshëm numri i rasteve të reja me Koronavirus në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2022 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

771 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se janë shëruar 119 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

16 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.

Në total numri i rasteve aktive është 4.489.

Të dhënat e detajuara mund t' gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat