Bojkotimi i seancës së Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, përkrahë Listës serbe, po vazhdon të komentohet me indinjatë të thellë. Së fundi ka reaguar edhe familja e Haki Imerit, veprimtarit të LDK-së i vrarë pas luftës, nga njerëz të urdhëruar prej Qeverisë së Përkohshme me kryeministër Hashim Thaçin.
Familja Imeri bojkotimin nga PDK-ja të seancës së Kuvendit në të cilën u miratua Rezoluta për ndalimin e një referndumi të Serbisë në Kosovë, e sheh si një urdëhrim nga Thaçi dhe Veseli në Hagë. Po ashtu e sheh si një bashkëveprim me Listën serbe. Kjo familje dyshon se PDK-ja “doli në anën e krerëve të Serbisë”.
Në vijim teksti i plotë i reagimit të familjes Imeri:
Institucionet e Kosovës e fituan 'betejen' ndaj referendumit të Serbisë në Kosovë. Nuk do të ketë as përplasje me shtetet e Quintit, e as të asnjë natyre në lidhje me referendumin e dështuar serb.
-SHBA-të dhe shtetet tjera e kuptojnë se sot Kosovën e drejton një gardë politikanësh të pa korruptuar që interes e kanë shtetbërjen e Kosovës dhe jetën më të mirë për qytetarët e saj.
LDK-ja dhe AAK-ja ishin të rreshtuara në mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës dhe për këtë veprim të guximshëm dhe pragmatik i vlerësojmë lart liderët e këtyre dy partive.
Lista Serbe dhe PDK-ja ishin rreshtuar pro referendumit serb dhe kjo u pa qartë.
- PDK-ja siç po shihet akoma dirigjohet nga qelitë e Hagës. PDK-ja pra, doli në anën krerëve të Serbisë, por siç duket ky plan u dështoi siç u dështuan edhe shumë plane të tjera...
Kryministri Kurti dhe Presidentja Osmani shënuan fitore në përballje me fqiun verior.
Pra, nuk ka gjë më të rëndësishme për shëndetin e shtetit dhe shoqërisë kur Vendin udhëhiqet me duar të pastra.
-Janë për keqardhje klithjet boshe të 'gazetarëve dhe analistëve' se po futemi në 'luftën e tretë botërore’ me shtetet e Quintit!