Shefi i kabinetit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, publikoi në profilin e tij në Facebook, një grafikon me shpenzimet e të gjitha qeverive që nga shpallja e pavarësisë, bazuar në një mesatare ditore dhe mujore.
Dalipi ka shkruar se kabineti Kurti, është më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%.
“Tabela dhe grafet (për kategori të përzgjedhura): Krahasim i shpenzimeve mesatare mujore të Kabineteve të Kryeministrave gjatë 2008 – 2021.
Për ilustrim, në vijim shpenzimet mesatare DITORE të Kabineteve:
Kurti II: 1,981 euro;
Hoti: 3,276 euro;
Kurti I: 1,188 euro;
Haradinaj: 8,325 euro;
Mustafa: 3,713 euro;
Thaçi II: 4,041 euro;
Thaçi I: 2,608 euro.
Shini grafet dhe tabelën e bashkëngjitur.
#QeveriaKurti//”, shkroi Dalipi mes tjerash.