Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe publicisti Liri Loshi, i dolo sot në mbrejtje deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, i cili abstenoi dje gjatë votimin rezolutës për mos lejimin e mbajtjes së referendimit të serb në Kosovë.
Loshi konsideron se Driton Selamanaj është kundër Albinit dhe Vjosës, por nuk është me Serbinë.
“Mos harroni se SHBA dhe shtetet e Kuintit ishin për lejimin e referendumit serb në Kosovë. Kjo nuk do të thotë se këto shtete ishin kundër Kosovës, por se në këtë moment ai ishte rezonimi politik i tyre. Me siguri Driton Selmanaj e dinte se rezoluta kalonte edhe pa votën e tij. Fundja, ai abstenoi, por nuk votoi kundër rezolutës” shkruan Loshi në Facebook.
Loshi ka thënë se është e rëndësishme që partia e Selmanajt e mundësoi kalimin e rezolutës kundër referendumit serb në Kosovë.
Tutje ai foli edhe për qëndrimet e PDK-së dhe AAK-së lidhur me referendumin serb.
“Është mirë që kur kritikojmë njeri tjetrin të merremi me faktet dhe jo me personin. Fakt është që partia e Dritonit e mundësoi kalimin e rezolutës kundër referendumit serb në Kosovë. Është edhe një fakt tjetër i rëndësishëm. PDK-ja nuk mori pjesë në seancë, por mbështeti qartë kushtetueshmerinë e Kosovës. Mendimi i tyre politik ishte se kjo mund të bëhej edhe pa rezolutë. Njesoj mendonte edhe LDK-ja dhe AAK-ja, vetemse ato për dallim nga PDK, morën pjesë në seancë dhe e votuan rezolutën”, shkroi Loshi.
Sipas Loshit, duke qenë se Albin Kurti i kishte autorizimet që ta merrte vendimin edhe pa rezolutë, ai nuk duhet parë si hero, por vetëm si kryeministër legjitim të Kosovës.
“Por një gjë nuk duhet harruar, Albin Kurti i kishte të gjitha autorizimet që ta merrte vendimin edhe pa rezolutë. Ta mbrosh kushtetueshmerine e vendit tënd me veprime politike nuk është heroizëm, por është obligim kushtetues. Prandaj as Albin Kurtin nuk duhet parë si hero, por vetëm si kryeministër legjitim të Kosovës”, u shpreh ai.
Loshi tha se asnjë parti politike dhe asnjë deputet shqiptar nuk është me Serbinë.
“Nuk ka nevojë për protagonizëm e as për triumfalizëm. Serbia mbetet aty ku është dhe ne prapë do të kemi rastin me e matë njeri tjetrin, kush është më i ditur, kush është më trim e kush më patriot. Kosova do të ketë edhe sfida tjera”, përfundoi ai.