Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar se me rastin e 40 vjetorit të atentatit të kryer nga UDB-ja ndaj Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, familja e saj do të jetë jetë nesër në orën 11 në Dubovik.
Krahas kësaj, Gërvalla u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë atyre, që prej katër dekadash i kanë qëndruar pranë në këto ditë jo të lehta për ata, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nesër, më 17 janar, mbushen 40 vjet nga atentati i kryer nga UDB-ja jugosllave në vitin 1982.
Së bashku me miq të familjes, shokë të Babit dhe të Bacës Bardhosh, banorë të Dubovikut dhe qytetarë të moshave të ndryshme nga Dukagjini dhe e gjithë Kosova, familja jonë do të jetë nesër në orën 11 në vendlindjen tonë Dubovik, tek varrezat në të cilat pranë nënës Ajshe prehen nën bli, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.
Mirënjohja jonë e thellë iu përket të gjithë atyre, që prej katër dekadash na kanë qëndruar pranë duke na e bërë më të lehtë përballimin e këtyrë ditëve jo të lehta për ne.