Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar pas përfundimit të referendumit serb.
Blerim Vela, shef i stafit të kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani tha se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë.
“Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.
Duhet përkujtuar që gjatë ditës së sotme, Serbia mbajti referendumin për ndryshimet kushtetuese, ndërsa Kuvendi i Kosovës me anë të një resolute mbajtjen e këtij referendum arriti që ta ndalojë në territorin e vendit.