Sot është mbajtur referendumi në Serbi. Referendum ky për të cilin u tentua të mbahet edhe në Kosovë, por që dështoi pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën kundër mbajtes dhe për ruajtjen e Kushtetutës së vendin tonë.
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se referendumi ka dështuar edhe në vet Serbinë, duke pasur një pjesëmarrje deri në 30%.
Postimi në Facebook:
Më pak se 30% pjesëmarrje.
Referendumi dështoi në vet Serbinë.
Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë.