Ish-prokurori Elez Blakaj i duhet Kosovës.
Kështu thotë ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai kërkon që Blakaj të kthehet në Kosovë, pas largimit që bëri në kohën kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj.
Blakaj është arratisur në SHBA.
Miftari në një postim thotë se në atë kohë Haradinaj e sulmoi Blakjan, të cilin e quan të ‘pamend’.
Postimi i plotë:
Elez Blakaj duhet t’i kthehet Kosovës.
Nëse në atë kohë të sulmonin të gjithë, e sidomos të sulmonte kryministri i pamend dhe i korruptuar Ramush Haradinaj, tani kanë ndërrur gjërat.
Kryministrin, presidenten, popullin do ta keni gjithmonë pran vetes.
Kthehu Kosovës, i duhet një drejtësi e paanshme e barabartë për të gjithë!