Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që kjo legjislaturës të jetë më efikase sesa ajo e kaluara.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit shtoi se seanca e mbajtur kundër referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës ka qenë e panevojshme dhe dhe tallje me deputetët e opozitës.
“Ne kemi qenë subjekti i parë që ka kërkuar nga institucionet që të ruhet kushtetuta e vendit dhe vlerësojmë që akti i qeverisë ka qenë i duhur. Është obligim i Qeverisë për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe nuk ka qenë i nevojshëm një rezolutë e tillë”.
Ndërsa ka kërkuar që ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, të shkarkohet.
“Një ministër i tillë duhet të shkarkohet dhe një i tillë nuk duhet ta ketë vendin në Qeveri”, ka thënë ai.