Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për dokumenti e publikuar lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike.
Ajo ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai, tani që është bërë Kryeministër, po ik nga përgjegjësia.
“Ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se "nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë" ka hequr dorë nga detyra e tij për t'iu shërbyer atyre”, shkroi ajo.
Postimi në Facebook:
Dokumenti zyrtar i publikuar në medie lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike, pas shtrenjtimit të saj, dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë.
Albin Kurti, kur ishte në opozitë i fajësonte Qeveritë për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai akuzonte se është Qeveria ajo që ka fajin dhe përgjegjësinë për vështirësimin e jetës së qytetarëve. Por, tani që është bërë Kryeministër, ikja nga përgjegjësia i është bërë e zakonshme.
Ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se "nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë" ka hequr dorë nga detyra e tij për t'iu shërbyer atyre.