Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, me anë të një shkrimi të titulluar “Rastësitë e Edi Ramës” ka vënë disa dyshime mbi sjelljet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Ajo ka përmendur faktin që në përvjetorin e masakrës së Reçakut Edi Rama ngriti padi ndaj Ramush Haradinajt në vitin 2020, ndërsa sot në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu organizoi pritje për presidentin turk Erdogan.
Postimi i plotë:
“Rastësitë” e Edi Ramës
Krejt “rastësi” që në përvjetorin e masakrës së Reçakut, me 15 Janar 2020, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, padit Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn?!
Krejt “rastësi”, që në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, me 17 Janar, Rama organizon dhe pret në Tiranë Presidentin e Turqisë, Erdogan?!
Është paksa “naiv” Edi Rama në këto punë, thonë miqtë e tij në Prishtinë e në Tiranë!.
#MT