I shoqëruar nga kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe deputeti Hydajet Hyseni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sonte familjen e veprimtarit të çështjes kombëtare Kadri Zeka.
Aty u mirëprit dhe bashkëbisedoi me Shaip Zekën, vëllain e heroit Kadri Zeka.
Gjatë ditës Kurti ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre.
Po ashtu, ka marrë pjesë edhe në "Akademinë e Flakës", kushtuar jetës dhe veprës së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe Nuhi Berishës, Rexhep Malajt, Zija Shemsiut e veprimtarëve tjerë.