Profesori universitar Milazim Krasniqi në një postim të tij në Facebook shkruan se Kosova mund të mos ketë kurrë më polemistë fitimtarë në konfronime me intelektualët serbë, siç ishin Hasan Mekuli, Fehmi Agani, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova.
Sipas profesorit Krasniqi, problemi është se ata që nuk i fitojnë betejat kulturore, i rrezikojnë edhe fitoret e mëhershme politike.
Postimi i plotë:
Kam frikë se Kosova kurrë më nuk do të ketë polemistë fitimtarë në konfronime me intelektualët serbë, siç ishin Hasan Mekuli, Fehmi Agani, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova. Problemi është se ata që nuk i fitojnë betejat kulturore, i rrezikojnë edhe fitoret e mëhershme politike. Kosova jonë është fushëbetejë kulturore, në rend të parë, pastaj fushëbetejë politike. Por, këtë gjë tashmë nuk e kanë të qartë as shumica e albanologëve e lëre më të tjerët.