Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala ka reaguar pas paralajmërimeve për ngritje të çmimit të energjisë elektrike duke u thirrur në bllok tarifë nga ZRRE.
Ai në një reagim në llogarinë e tij në Facebook ka dhënë disa statistika se sa për qind e konsumatorëve harxhojnë afër 600 kilovatë orë energji elektrike në muaj.
“Janë 69 per qind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjatë muajve të verës.
Ndërsa, edhe ata që e kalojnë për 600 këh të parë paguajnë më lire, pra njëjte për këtë pjesë shpenzimit”, ka shkruar Buzhala.