Profesori universitar Enver Bytyçi, e ka komentuar deklaratën e zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, i cili ka thënë se kryeministri Albin Kurti s‘ka guxim të zgjidhë konfliktin me Serbinë“!
Bytyçi ka thënë se, nëse Hyseni e quan guxim një marrëveshje që e ndan territorin, ose që zhbën shtetësinë, atëherë guxim do të thotë të mos e nënshkruash atë!
Postimi i plotë:
Guximi i „tradhtarëve“
Skënder Hyseni ka thënë se “Albin Kurti s‘ka guxim të zgjidhë konfliktin me Serbinë“!
Une nuk e di çfarë mendon Hyseni me të pasurit guxim në bisedimet mes Kosoves dhe Serbisë. Por, nëse ai e quan guxim një marrëveshje që e ndan territorin, ose që zhbën shtetësinë, atëherë guxim do të thotë të mos e nënshkruash atë! Pse Hasha, Isa e Hysa kanë guxuar të nënshkruajnë marrëveshje pro-serbe, kjo nuk ia jep Skenderit të drejtën që t‘ia kerkojë të njëjtën gjë Albin Kurtit!
Është guxim ta mbrosh vendin tënd o Skendë, jo ta shesësh atë te Serbia!