Analisti Xhevdet Pozhari, në pë rmjet një postimi në Facebook komentoi një deklaratë që sipas tij, e ka thë në analisti Berat Buzhala, lidhur me vizitë n e Presidentit turk në Tiranë .
Sipas Pozharit, Buzhala ka deklaruar se ardhja e Erdoganit më 17 janar në Shqipëri, është e njëjtë sikur të vinte Vuçiçi në Kosovë në ditën e masakrës së Reçakut!
Ai ftoi Buzhalë n që ta demantojë deklaratë n ose të tregojë se cilin krim ndaj shqiptarëve e ka bërë Turqia e sotshme e përfaqësuar nga Erdogani.
Postimi i plotë :
Berat Buzhala, disa media po raportojnë se ke deklaruar se ardhja e Erdoganit me 17 janar në Shqipëri, është e njëjtë si me pas ardh Vuçiçi në Kosovë në ditën e masakrës së Reçakut!
Ose demantoje, ose je i obliguar moralisht të tregosh se cilin krim ndaj shqiptarëve e ka bërë Turqia e sotshme e përfaqësuar nga Erdogani, e cila qenka e njëjtë me masakrën e Reçakut të shkaktuar nga Serbia e Millosheviçit/Vuçiçit!
Edhe ti, poaq sa unë, e din se Turqia njëjtë si të gjitha shtetet e Ballkanit kanë dalë nga Perandoria Osmane. Njëjtë siç duhet ta dish se në vitin 1923, Turqia ka nënshkruar me Shqipërinë marrëveshje për miqësi të përjetshme.
Çfarë halli ke?!