Ish ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, reagoi sot pas paraqitjes së numrit të madh të rasteve me CoVID-19 në vend.
Zemaj ka thënë se Qeveria me mosveprimet e saj ka hequr dorë dhe nuk ka diskutuar që tre muaj për menaxhimin e pandemisë.
Sipas tij, Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete.
Postimi i plotë i Zemajt:
Qeveria - MSh , me mosveprimet e saj ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë. Ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.
Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete. Andaj në mungesë të veprimit të kësaj Qeverie, qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin për vete dhe familjet e tyre.
Shtimi enorm i rasteve të të infektuarve, nuk duhet të shërbej për të larguar vëmendjen nga paaftësia në resorët tjerë!