Kurti për rrymën e harxhuar në veri: Ekziston vetëm një formë, rryma e shpenzuar duhet të paguhet

Aktuale

Kurti për rrymën e harxhuar në veri: Ekziston vetëm një formë, rryma e shpenzuar duhet të paguhet

Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:16
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë duke punuar që me sa pak dëme dhe në mënyrë paqësore, ta zgjedhin çështjen e shpenzimit të energjisë elektrike në veri.

Kjo sipas tij mund të bëhet vetëm me një formë: “pagesa e energjisë elektrike nga të gjithë ata që e konsumojnë”.

“Në veri shpenzohet energjia, dhe nuk paguhet. Ajo që shpenzohet, duhet edhe të paguhet”, ka thënë Kurti në konferencën për media.

Tutje Kurti ka thënë se “situata me energjinë elektrike në veri edhe është e trashëguar, edhe është e trashur”.

Sipas tij, qytetari i thjeshtë i veriut, është i interesuar ta paguajë rrymën që e shpenzon, por Kryeminsitri thotë se ata ndikohen nga strukturat paralele.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat