Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për prioritetet e qeverisë dhe ministrisë.
Në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja thuhet se është diskutuar gjithashtu edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike.
Sveçla falënderoi Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje se SHBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.
Ai theksoi se është i përkushtuar që të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së, për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.