Pacolli: Evropa të veprojë, durimi ka kufi

Aktuale

Pacolli: Evropa të veprojë, durimi ka kufi

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:14
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka kujtuar se sot 10 vjet ka filluar procesi i dialogut për liberalizimin e vizave.

Ai është treguar i ashpër me BE-në e cila sipas tij që nga ajo kohë po i mbanë të izoluar kosovarët si një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë.

Pacolli madje ka kërkuar që Evropa të veprojë dhe se edhe durimi e ka një kufi.

“Sot 10 vite më parë #Kosova filloi dialogun për liberalizimin e vizave. BE-ja duhet të pendohet që (ende) ka mbajtur të izoluar popullsinë më të re dhe më pro-evropiane, pavarësisht nëse janë plotësuar kushtet apo jo. Evropa duhet të veproj!! Durimi ka kufi!”, ka shkruar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat