Mblidhet bordi, pritet shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Aktuale

Mblidhet bordi, pritet shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:33
Ngadhënjim Kastrati

Në ambientet e RTK-së, ka disa orë që ka filluar një mbledhje maratonike e bordi të televizionit publik.

Në mbledhje po diskutohet mundësia e një serë shkarkimesh të menaxhmentit aktual të RTK-së.

Në mesin e tyre pritet të jetë edhe shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm, Ngadhënjim Kastrati. Bordi i ri ka listuar një listë të gjatë arsyetimesh për shkarkimin e tij, e që pritet të votohet në mbledhjen e sotme.

Ndryshe, Bordi i RTK-së, i kryesuar nga Besnik Boletini, mbledhjen paraprake e ka mbajtur me datën 24 dhjetor 2021.

Në këtë mbledhje, nder tjera, nuk ishin aprovuar projeksioni buxhetor dhe skema programore për vitin 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat