Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, ka ironizuar me vendimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë.
Ajo në një postim në Facebook ka ftuar qytetarët që faturat e muajit shkurt të energjisë elektrike t’i presin si “dhuratë” nga Qeveria Kurti.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, Le t’i presim me qetësi dhe dashuri faturat e energjisë elektrike për muajin shkurt, dhuratën për vitin 2022 nga Qeveria Kurti!