Axha i Glauk Konjufcës: Nxehu me rrymë, e ankohu s’ka

Aktuale

Axha i Glauk Konjufcës: Nxehu me rrymë, e ankohu s’ka

Më: 19 janar 2022 Në ora: 18:38
Rabit Konjufca, axha i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca

Rabit Konjufca, axha i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca, ka komentuar situatën e fundit rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë. Ai ka thënë se edhe me u nxeh me rrymë dhe me u anku për çmime nuk shkon.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike sipas tarifave të reja të propozuara nga ZRRE, ka shkaktuar pakënaqësie të shumta tek qytetarët. Të shumta janë ankesat për rritjen e këtyre çmimeve, derisa axha i Glauk Konfjucës, Rabiti ka dalë me një koment tjetër, e që ka të bëjë pikërisht për qytetarët.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se qytetarët nuk duhet me u anku për çmime nëse nxehen me rrymë.

“Nxehu me rrymë dhe ankohu për çmimin nuk shkon”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat