Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka prezantuar ekipin e tij, me të cilin synon transformimin e kryeqytetit.
Ai ka thënë se ekipi do të plotësohet tutje edhe javën tjetër, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Të dashtun qytetarë të Prishtinës,
Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.
z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani - Shef i Kabinetit të Kryetarit
z. Arbër Sadiki - Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani - Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
z. Krenar Xhaferi - Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
z. Donat Lushaku - Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti - Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku - Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka - Drejtor i Administratës
znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City
Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.