Bordi i Radiotelevizonit të Kosovës ka publikuar vendimin për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.
Sipas këtij vendimi, thuhet se Kastrati ka dështuar në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektikve dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për RTK-në.
Në njoftim thuhet se me 8 vota PËR dhe asnjë KUNDËR, Kastrati u shkarkua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Në njoftimin e tyre thuhet se Bordi i RTK-së konstatoi një neglizhencë të Drejtorit të Përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mospunës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës.
Duke klikuar KËTU gjeni arsyet pse Kastrati ka dështuar në kryerjen e detyrës së tij, sipas Bordit të RTK.