Haradinaj: Qeveria nuk duhet t’i ikë Amerikës, Kurti po gabon

Aktuale

Haradinaj: Qeveria nuk duhet t’i ikë Amerikës, Kurti po gabon

Më: 19 janar 2022 Në ora: 23:31
Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës po i ikë Amerikës, për çka tha se nuk ka arsye.

Ai tha se deri tani Qeveria ka pasur një qasje hezituese dhe frikësuese nga roli i Amerikës në dialog.

Ai tha se Kurti është duke gabuar kur po mendon se koha punon për të dhe për Kosovën.

“Nuk ka arsye qeveria jonë me i ikë Amerikës. Deri tash ka pasë një qasje hezituese e frikësuar nga roli i Amerikës në dialog. Është konstatu një ikje ose mungesë e një kërkese serioze që Amerika me e marrë përsipër këtë çështje. Mendoj që është duke e bërë gabimin e madh Kurti që koha punon për të dhe për Kosovën. Nuk kemi aq shumë kohë me humb”, ka thënë Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat