Daçiq kërkoi nga “fuqitë e mëdha” sanksione për Albin Kurtin, i vjen reagimi nga Amerika: Albini nuk është Hashimi!

Aktuale

Daçiq kërkoi nga “fuqitë e mëdha” sanksione për Albin Kurtin, i vjen reagimi nga Amerika: Albini nuk është Hashimi!

Nga: N. Sh. Më: 19 janar 2022 Në ora: 23:55
Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Parlamentit serb, Ivica Daçiq ka bërë thirrje që të sanksionohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga “fuqitë e mëdha”.

Kjo për shkak se, Kurti refuzoi kërkesën e shteteve të QUINT-it për të mundësuar një referendum në Kosovë.

Ai kërkon që “fuqitë e mëdha” t’i vendosin sanksione Kurtit, sikurse anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Mirëpo, për këtë deklaratë të Daçiqit ka reaguar, prof, dr. Binak Maxharraj.

Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se, Daçiqi duhej të harroj këtë, pasi që, Albin Kurti nuk është si Hashim Thaçi.

Maxharraj i cili jeton në Amerikë, shkruan se, në dialogun e Brukselit me në krye Hashim Thaçin përveç marrëveshjeve paçavra nuk është arritur asgjë e vlefshme.

Reagimi i plotë:

Serbia përmes Kryetarit të Kuvendit të Srebisë u kërkon fuqive të mëdha ta sanksionojnë Kurtin, njëjtë si Dodikun pas paralajmërimit se nuk do të lejohen as zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të caktuara për 3 prill të mbahën në Kosovë.

Harroje, ky është Albin Kurti e jo Hashim Thaqi, i cili ditën ua bënë terr.

Sipas tij, nëse Kurti vazhdon me këtë politikë, do të shkatërrojë “gjithçka që është arritur deri më tash në Bruksel”.

Nuk ka se çka të shkatërrohet sepse deri më tani në Bruksel në krye me Hashim Thaçin gati se nuk është arritë asgjë e vlefshme pos disa marëveshjeve paçavra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat