Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nuk mendon se do të ketë destabilizim të situatës pasi në prill Serbia organizon zgjedhje dhe pretendon t’i mbajë edhe në Kosovë.
Ai thotë se Amerika po i kushton vëmendje të madhe Ballkanit Perëndimor.
“Unë mendoj se edhe Vuçiq edhe të gjithë janë të vetëdijshëm se është një interesim shumë më i madh i faktorit ndërkombëtar në çështjen e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi por është edhe çështjeve të pambyllura ose që janë në zhvillim e sipër. E kemi parë fokusimin e Amerikës në Bosnje, e pamë po ashtu fokusimin e Amerikës në Serbi dhe në Kosovë. Është një fokusim serioz”, tha Haradinaj.
“Unë mendoj se Amerika e ka respektuar jashtë mase Serbinë me një ambasador të rangut të Hill. Pra është një nivel i lartë , pra është respekt kur ta dërgon një ambasador aq të zoti, i ka treguar Serbisë se e ka seriozisht çështjen e marrëdhënieve në të ardhmen”, shtoi ai.
“Escobar për Ballkanin pastaj Hovenier për Kosovë janë dëshmi se nuk do të ketë destabilizim më në Ballkan”, tha Haradinaj.