Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, iu është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me pyetje për situatën me energji elektrike.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo ka thënë “Zotri kryeministër, a e keni ditur situatën e energjisë kur në vitin 2019 keni premtuar ulje të çmimit?”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ktheu përgjigjen duke thënë se programi i tyrë është shumë i qartë, sipas tij, nga viti 2013 janë angazhuar kundër privatizimit të shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë.
“Ishte një projekt shumë i mirë, i Bilfingerit gjerman, i cili është refuzuar edhe kur ju keni qenë në qeverisje, dhe ja ku jemi sot këtu. Unë nuk kam thënë se do të ulen çmimet e energjisë elektrike në ditën kur do të bëhem kryeministër”.
“Në të kaluarën ka pasur tarifa nxitëse që e kanë rritur çmimin e energjisë, duke i hequr tarifat nxitëse në njërën anë, duke e ripërtërirë Kosovën A në anën tjetër. Në programin tonë që është i njëjtë pothuajse me atë të Bilfinger, gjithashtu të privatizimit të shpërndarjes dhe furnizimit”.
“Ne e kemi paraparë para dhjetë vjetëve shumë më parë, ndërtimin e termocentraleve B3 dhe B4 në vendin ku e kanë hapësirën në termocentralin Kosova B. Nuk mundem me ua bë për 10 muaj, ato çka nuk i keni bërë mirë për 20 vjet dhe ato që i keni bërë keq për 20 vjet, nuk mundem me ua rregullu për 10 muaj, më shumë se ju kisha dashtë, por nuk mundem”, ka thënë Kurti.