Në debatin parlamentar në lidhje me ngritjen enorme të çmimeve të ngritur nga AAK, në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Armend Muja, duke pranuar se janë rritur çmimet e produkteve, ka thënë se disa konstatime nga opozita janë të pavërteta sa i përket masave që duhet të ndërmerren nga Qeveria.
Muja pranoi se gjatë vitit paraprak pati rritje të çmimeve dhe inflacioni shënoi rritje 4-6 për qind.
Muja: Disa konstatime të opozitës janë të pavërteta
“Disa konstatime janë të pavërteta, po ua lexoj cilat janë këto: E para qeveria e Kosovës duhet të nxjerrë sa më parë masa të përhershme dhe konsistente për të rritur kërkesën agregate të qytetarëve. Nuk ka kërkesë agregate të qytetarëve, ka vetëm kërkesë agregate.
E dyta është se Qeveria e Kosovës të ridestinoj mjete shtesë buxhetore për financimin e bujqve dhe fermerët, edhe në fund është projektligji për pagat.
Si do që të jetë në lidhje me çmimet, është e vërtet se gjatë dhjetorit dhe nëntorit ka pasur rritje të çmimeve, inflacioni 4 deri në 6 për qind, mirëpo mesatarisht gjatë vitit rritja e çmimeve ka qenë rreth 3.2 për qind”, tha Muja.