Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve, është shënuar një viktimë nga Coronavirusi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, viktima është një burrë nën moshën 40 vjeçare.
Gjatë së enjtes, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka zhvilluar një takim me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend.
Latifi, pas mbledhjes ka njoftuar se do të ketë ndryshim të masave kundër përhapjes së COVID-19.
Duke u treguar i rezervuar, Latifi theksoi se mundësia është që lokalet të mbyllen në orën 22:00.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19.