Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë që në listën e zyrtarëve publik që e deklarojnë pasurinë të përfshihen edhe mjekët e licencuar të sektorit publik, si dhe profesorët e Universiteteve publike.
Megjithatë, ish-ministrit i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, këtë vendim e ka cilësuar si goditje në dinjitetin e mantelbardhve.
“Deklarimi selektiv i pasurisë vetëm për mjek është goditje direkte në dinjitet, që veç me u menduar është e rëndë e lere më me e realizu”, ka potencuar Rrahmani.
Ai tha se Qeveria është treguar mosmirënjohëse ndaj mjekëve edhe kur ta vendosur t’ua zvogëloj shtesat në kulmin e pandemisë.
“Pastaj zvogëlimi i shtesave në pandemi është argument që dëshmon mosmirënjohjen e kësaj Qeverie për angazhimin dhe sakrificën e mantelbardhëve në periudhën më të rënd pas luftës”, ka përfunduar Rrahmani.