Abrashi tregon kur do të rikthehet në funksionim Kosova B

Aktuale

Abrashi tregon kur do të rikthehet në funksionim Kosova B

Më: 21 janar 2022 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi tha Kosova B shumë shpejt do të rikthehet në funksionim.

Abrashi tha se nuk e dinë kohën saktë se kur do të rikthehet Kosova B, mirëpo sipas tij, aq më shpejtë do të ishte më mirë për tejkalimin e situatës që ndodhemi.

“Me informacionet të cilat i kam nga diskutimet në Kuvend është që është gati në përfundim procesi i rikthimit në kapacitet të plota të Kosova B. Pra, shumë shpejt, nuk e di saktë kohën kur, por janë duke punuar intensivisht që të sanohen dëmet që janë bërë. Uroj që kjo të mos zgjatet shumë se pastaj do ta kemi më lehtë ta kalojmë këtë situatë.

Mbi bazën e asaj që u informova shumë shpejt edhe do të kemi rikthim të Kosova B”, tha Abrashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat