Tensionohet situata në Kuvend, përplasen pozita me opozitën

Aktuale

Tensionohet situata në Kuvend, përplasen pozita me opozitën

Më: 21 janar 2022 Në ora: 07:14
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar 18:28) - Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha janë zgjedhur tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave. Mandati i tyre është përzgjedhur me short nga komisioni ad-hoc, ku Besnik Berisha është zgjedhur me mandat katër vjeçar, ndërsa Fatih Basha dhe Jeton Mehmeti me mandat tre vjeçar.

Katër kandidatët për anëtarë të KPM-së nga komuniteti shumicë kanë qenë Besnik Berisha, Jeton Mehmeti, Visar Xani, Luljetë Aliu-Krasniqi. Ndërsa dy kandidatët nga komuniteti jo-shumicë, Fatih Basha dhe Lendrit Qeli. 

Në emër të komisionit votues, deputeti Besian Mustafa ka prezantuar numrin e votave për këta kandidatë. 

Mustafa: Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha i kanë votat e mjaftueshme për anëtar të bordit të KPM-së 

“Për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komunitetit shumicë shqiptare kanë marrë pjesë 83 deputetë. Tri nga këto fletëvotime kanë qenë të pavelfshme. Ndërsa, Besnik Berisha ka fituar 70 vota, Jeton Mehmeti 56 vota, Visar Xani 16 vota dhe Luljetë Aliu Krasniqi ka fituar 12 vota. Ndërsa, për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave të komuniteteve jo-shqiptare në votim kanë marrë pjesë po ashtu 83 deputetë, të pavlefshme janë katër fletëvotime. Fatih Basha ka fituar 75 vota, ndërsa Lendrit Qeli ka fituar katër vota. Sipas këtij rezultati konstatojmë se Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha i kanë votat e mjaftueshme për anëtar të bordit të KPM-së”, ka njoftuar ai. 

Me kërkesë të tri partive opozitare, të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për paralajmërim për shtrenjtim të energjisë elektrike.

***

Liza Marku dhe Sead Mujovi janë zgjedhur si drejtorë të bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës - KOSTT. Marku është votuar për drejtoreshë të bordit të kësaj ndërmarrje sipas kuotës gjinore për pjesën tjetër të mandatit të mbetur deri në vitin 2024. Ndërsa, Sead Mujovi është zgjedhur drejtor i bordit nga radhët e komunitetit joshumicë në këtë kompani publike.

Kandidatë për drejtorë të KOSTT-it ishin Liza Marku dhe Anita Cucoviq. Ndërsa, nga radhët e komunitetit joshumicë Hajrije Shkriel dhe Sead Mujovi.

Kryetari i komisionit votues, Hajdar Beqa tha se në këtë votim kanë votuar 83 deputetë.

Beqaj: Liza Marku ka fituar 73 vota

“Në votim kanë marrë pjesë 83 deputetë, të pavlefshme kanë qenë katër fletëvotime, votat e fituara për kandidatët e propozuar për zgjedhje të anëtarëve të bordit të ndërmarrjes-KOSTT, sipas kuotës gjinore janë Liza Marku ka fituar 73 vota dhe Anita Cucoviq ka fituar gjashtë vota. Sipas këtij rezultati, komisioni konstaton se zonja Liza Marku është zgjedhur drejtore e bordit të ndërmarrjes së KOST-it”, ka njoftuar ai.

Po ashtu, ai ka njoftuar se për drejtor nga komunitetet joshumicë kanë marrë pjesë 83 deputetë.

Beqaj: Sead Mujovi është zgjedhur drejtor i bordit të KOSTT-it

“Në votim kanë marrë pjesë 83 deputetë, të pavlefshme kanë qenë dy vota. Votat e fituara për kandidatët e propozuar për zgjedhje të drejtorit të bordit të ndërmarrjes KOSTT nga radhët e komunitetit joshumicë janë Hajrije Shkreli ka fituar 23 vota, kurse Sead Mujovi ka fituar 58 vota. Sipas këtij rezultati komisioni konstaton se Sead Mujovi është zgjedhur drejtor i bordit të KOSTT-it”, ka shtuar ai.

Organi më i lartë legjislativ po voton edhe për tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave. 

***

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, bën me dijë se bashkë me homologun nga AAK-ja, z.Besnik Tahiri, kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për ditën e hënë.

Abelard Tahiri thotë se aty do të flitet sërish për rritjem e çmimit të energjisë elektrike si dhe do ‘ta njoftojnë qeverinë me realitetin që po përballen qytetarët’ si pasojë e rritjes së çmimeve në të gjithë sektorët.

Tahiri njoftoi para pak çastesh

"Gjendja ekonomike në Kosovë është mjaft e rënduar si pasojë e pandemisë. Kryefamiljarët kanë vështirësi për të mbuluar shpenzimet mujore elementare në çdo sferë. E vetmja gjë që atyre nuk iu duhet në këtë kohë, është rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Përcaktimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike, jo veç që shënon rritjen më të madhe të kostos së rrymës në historinë e Kosovës, por vjen në një moment të tillë për të shënuar edhe goditjen më të ashpër ndaj qytetarëve dhe ekonomive familjare.

Kjo barrë e rëndë mbi qytetarët, që do të rëndojë përtej limitit, xhepin e tyre edhe ashtu të mbingarkuar me detyrime, nuk mund të kalojë pa u trajtuar hollësishtNë koordinim me kryetarët e grupeve parlamentare, z. Arben Gashi dhe z. Besnik Tahiri, në emër të dyzet deputetëve të Kuvendit, sot shtrova kërkesën për mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme për ditën e hënë, nga ora 12:00. Në këtë seancë të jashtëzakonshme, ne do të debatojmë e do ta ballafaqojmë qeverinë me realitetin e qytetarëve, mbi gjendjen dhe vështirësitë e të cilëve, ajo tashmë nuk ka kurrfarë ndjeshmërie".

***

Situata në Kuvendin e Kosovës për pak sa nuk eskaluar përderisa aty po votoheshin marrëveshjet ndërkombëtare.

Këto të fundit për t’u miratuar duhet votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

LDK votoi pro marrëveshjeve, përveç njërës në fillim për kredinë për skemat pensionale. E kjo shkaktoi reagimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili me anë të një postimi në Facebook tha se LDK bëri histori duke rrëzuar për herë të parë një marrëveshje ndërkombëtare.

 

Pasi pa këtë status, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh i indinjuar duke thënë se LDK nuk do të marrë pjesë më në votime.

Pas fjalimit të Gashit, ndërhyri deputeti i VV-së, Dimal Basha,  i cili i bëri thirrje LDK-së që të votojë edhe kundër marrëveshjeve me amerikanët.

Në momentin e replikës së Arben Gashit ndaj Dimal Bashës, ky i fundit u ndal tek karrigja e deputetit të LDK-së duke i thënë të mos flas.

E kjo shkaktoi nervozizëm tek LDK.

“Baju. Bajuuu. Marrëveshjet ndërkombëtare për marrjen e kredive për një projekt-pilot ne e arsyetuam kundër. Sepse ideologjikisht dhe teknikisht vlerësojmë se është në dëm të interesit të Kosovës. Marrëveshjet tjera i votuam për. Ju doni mu sjell me këtë gjuhë në Kuvend, kjo nuk krijon momentum bashkëpunimi”, tha ai.

 “Kamishi” përplaset me Haxhiun, ndërhyn Konjufca

Ka nisur me polemika seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, mori fjalën dhe nisi të kritikojë qeverinë Kurti për premtimet e papërmbushura dhe rritjen e çmimeve në vend.

Në ato momente, atij i ndërhyu edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjë që shkaktoi nervozizëm tek Haxhiu.

Ky i fundit, iu drejtua ministres duke i thënë të jetë më e kulturuar.

E kjo situatë shkaktoi reagimin e Konjufcës.

“Zonja ministre a munesh me ma lanë deputetin të qetë?”, tha Konjufca

Nuk ka kuorum për votimin e Raportit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Është hedhur në votim Raporti i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Por, nuk ka pasur kuorum për këtë votim.

Për këtë raport kanë votuar gjithsej 59 deputetë.

“Kuvendi nuk ka pasur kuorum për të vendosur për këtë çështje, 59 deputet kanë votuar për këtë raport”, u shpreh kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

**

Deputetët e Kuvendit nuk e kanë shqyrtuar projektligjin për festat zyrtare në Kosovë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që të mos procedohet me këtë projektligj, meqë në këtë seancë kanë munguar përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në vazhdimin e seancës plenare, kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se ky projektligj është trajtuar për herën e tretë.

Konjufca: Nuk mund të procedojmë fare me këtë projektligj

Më duket po i rikthehemi për herë të tretë këtij projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për Ligjin festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Por, ky ligj e kërkon për shkak të Kushtetutës një trajtim specifik edhe duke qenë komunitetet tjera në sallë, duke pas parasysh që përfaqësuesit serb nuk janë në seancë, atëherë nuk mund të procedojmë fare me këtë projektligj”, ka thënë ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të hiqet.

Gashi: Mos ta përsërisim më në kuvend

Të hiqet fare nga rendi i ditës dhe le të mbetet kurdo që krijohen kushtet në kryesi. Sepse në kryesi pak a shumë janë të përfaqësuara krejt grupet politike dhe grupet etnike dhe nëse jepen pëlqimin atëherë le të kalojë. Përndryshe të mos e përsëritëm më në kuvend”, ka kërkuar Gashi.

Deputeti nga IRDK, Fridon Lala tha se janë duke biseduar edhe me Listën Serbe por edhe duke shqyrtuar edhe mundësitë për krijimin e një grupi që të punojë për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji. 

***

​Kuvendi miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Kuvendi i Kosovës me 74 vota për ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Paraprakisht, të zgjedhurit e popullit miratuan 32 amendamente përcjellëse të këtij projektligji.

Edhe për këtë projektligj vetëm deputetët e LDK-së u përmbajtën nga votimi.

***

​Kuvendi miraton Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë

Me vetëm 75 vota për, Kuvendi i Kosovës dështoi të miratoi marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend.

E njëjta u konsiderua e nevojshme nga Qeveria Kurti dhe u përkrah edhe nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, mirëpo u kundërshtua nga LDK-ja.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se vlera totale e marrjes së kredisë për reformë është 47 milionë euro.

***

Me vetëm 75 vota për, Kuvendi i Kosovës dështoi të miratoi marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend.

E njëjta u konsiderua e nevojshme nga Qeveria Kurti dhe u përkrah edhe nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, mirëpo u kundërshtua nga LDK-ja.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se vlera totale e marrjes së kredisë për reformë është 47 milionë euro.

Murati: Vlera totale e projektit është 47 milionë euro

Vlera totale e projektit prite të kap shumën deri në 47 milionë euro dhe do t’i mundësojë Qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efikasitetin e asistencës sociale. Përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejtë familjeve në nevojë. Si dhe avancimin e integruar të familjeve me asistencë sociale në mënyrë që të krijohen mundësia që të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale, në raste të ngjashme sikur kishim tash në krizën e pandemisë”, tha ai.

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se ky projektligj ka interes edhe programor, por edhe avancim të shanseve të barabarta për barazinë sociale.

Muja: Ky projektligj ka me interes programor dhe avancimin e shanseve të barabarta dhe barazinë sociale

“Ne si grup parlamentar e mbështesim këtë projektligj për arsye se ky projektligj tenton të përmirësojë barazinë dhe rrjetin e sigurisë sociale. Disa prej kompontentave që i ka ky projektligj janë me interes programor dhe avancimin e shanseve të barabarta, por edhe të njëjtën kohë barazi sociale”, deklaroi ai.

Mbështetje ofroi edhe Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetit, Mërgim Lushtaku.

Lushtaku: Shohim të nevojshme të këtë një mbështetje për këtë projektligj

E shohim të nevojshme të këtë një mbështetje, megjithëse ka mundësi që të ardhmen të ketë përmirësime që i kemi kërkuar edhe në Komisionin për buxhet, punë dhe transfere”, tha ai.

Megjithëse i dha përkrahje këtij projektligji, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi detaje për marrëveshjen dhe qëllimin e reformës.

Tahiri: Cili është efekti i reformës së skemave sociale

Në krejt këtë proces ajo që ne si grup parlamentar e kemi rendësi është që skemat sociale për shtetin e Kosovës është barra më e madhe në raport me harxhimin dhe efektin që duhet të analizojmë. Nëse flasim për reformë, pyetja shtrohet se cili është synimi parësor i saj ? A është zgjerimi i skemës sociale, a është të ngushtohet, a do të ketë një riorganizim të atyre që janë të skemë sociale”, shtoi ai.

Por, kundërshti ndaj marrjes së kësaj kredie shprehu deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që të merren kredi për pagesa të skemave sociale.

Hoti: Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë

Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Ndoshta prej viti 2008 e këndej nuk ka ndodhur që qeveria të marrë kredi për të paguar pagat ose skemat e ndryshme sociale dhe pensione. Në fund të fundit çfarë shteti jemi ne që me të hyrat që mbledhim të paguajmë skemat sociale edhe shpenzimet elementare në shëndetësi, arsim dhe pagat që të funksionojë një shtet normal. Nëse e sheh historinë edhe përvojën e vendeve të tjera vetëm Palestina, Sahara Perëndimor, pra vetëm disa prej vendeve që kanë vështirësi konsolidimin e institucioneve të tyre marrin kredi të tilla. Por jo vende siç është Kosova”, tha ai.

Megjithatë, ministri Murati tha se kredi të tilla janë marrë edhe të kaluarën.

Murati: Kemi filluar reduktimin e borxhit vjetor në 100 milionë euro më pak se vitin paraprak

Ne kemi filluar reduktimin e borxhit vjetor dhe nëse krahasohet me vitin e kaluar kemi 100 milionë euro më pak që kemi marrë këtë vit, sesa kanë qenë vitin paraprak. Kemi filluar ta stabilizojmë borxhin publik. Në anën tjetër që Banka Botërore është e përshirë në këtë projekt dhe jep kredi lë të kuptohet se është projekt serioz dhe nuk është ndonjë shpenzim i pamenduar mirë i parasë publike. Vlen të theksohet se ky nuk është shpenzim i vazhdueshëm, mjetet që merren këto janë për reformë dhe pilotim. Pra mjetet nga kjo kredi do të përdoren për pilotim të projektin dhe reformim të sistemit. Ka pasur edhe të kaluarën, madje ka qenë në koalicionin PDK-LDK që është marrë një kredi e tillë për reformë të sistemit shëndetësor 24 milionë euro”, tha ai.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare është nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim që është në kuadër të Bankës Botërore.

***

Përplasje ndërmjet Muratit e Hotit, ky i fundit i thotë se nuk ka ndodhur asnjëherë të merret kredi për të financuar skemat sociale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është përplasur me ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Muratin, në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare për kredi nga Banka Botërore në vlerë 47 milionë euro për skemat sociale.

Hoti në seancë ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që të merret kredi për t’i financuar skemat sociale e pensionale në një situatë normale.

Hoti këtë deklaratë e bëri në Kuvend, pasi ministri Murati prezantoi një marrëveshje ndërkombëtare për kredi nga Banka Botërore në vlerë 47 milionë euro për skemat sociale.

Që të rishikohen skemat pajtohemi sepse ka qytetarë që plotësojnë kushtet dhe s’marrin dhe anasjelltas. Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë ndoshta prej vitit 2008 e këndej që shteti i Kosovës të marrë kredi për të paguar skemat sociale ose paga. Në fund të fundit çfarë shtetit jemi nëse nuk arrijmë që me të hyrat që kemi të paguajmë skemat sociale e pensionale. Vetëm Palestina ose Sahara Perëndimore që kanë vështirësi për konsolidimin e institucioneve marrin kredi të tilla”, ka pohuar Hoti.

Hoti shtoi tutje se është e pakuptimtë të merret kredia pas buxhetit të miratuar.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë siguruar që gjatë marrëveshjes me Bankën Botërore pjesa më e madhe e mjeteve të shkojnë në xhepat e qytetarëve.

Ne si ministri e Financave kemi nënshkruar marrëveshjen e financimit për projektin e reformimit të sistemit të ndihmës sociale me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim që është në kuadër të Bankës Botërore. Vlera totale kap shifrën e 47 milionë eurove dhe do t’i mundësojë qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efikasitetit e sistemit të asistencës sociale ku përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejt familjeve në nevojë si dhe avansimin e sistemeve të integruara sociale në mënyrë që të krijohet mundësia që në të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale në raport me nevojat e qytetarëve. Jemi siguruar që gjatë negocimit të sigurojmë kushte sa më të mira që sa më shumë mjete të shkojnë në xhepat e qytetarëve, asistenca teknike është e kufizuar”, u shpreh Murati.

***

Ka nisur me polemika seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, mori fjalën dhe nisi të kritikojë qeverinë Kurti për premtimet e papërmbushura dhe rritjen e çmimeve në vend.

Në ato momente, atij i ndërhyu edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjë që shkaktoi nervozizëm tek Haxhiu.

Ky i fundit, iu drejtua ministres duke i thënë të jetë më e kulturuar.E kjo situatë shkaktoi reagimin e Konjufcës.

Zonja ministre a munesh me ma lanë deputetin të qetë?”, tha Konjufca. 

***

Vazhdon sot seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot, me fillim nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të jenë në rend dite 6 pika.

Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Raportit vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Rendi i plotë i ditës:

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat