Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka paralajmëruar se Serbia do të hyjë në veri të Kosovës, nëse Rusia pushton Ukrainën.
Ai ka thënë se gjasat që të ndodhë një gjë e tillë janë mbi 70%, përcjell Bota sot.
Maralusha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të thërras një seancë urgjente dhe të vendosë se si do të zgjidhet ky problem dhe çfarë veprimesh të ndërmerren.
Reagimi i gjeneralit në Facebook:
Mundësia që Serbia të hyjë apo të pushtojë Kosovën veriore nëse Rusia pushton Ukrainën është shumë e mundshme.
Qeveria e Kosovës duhet të mbajë një seancë urgjente dhe të vendosë se si të zgjidhet ky problem dhe çfarë veprimesh të ndërmerren.
Gjithashtu, të konsultohet lidershipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.
Unë sugjeroj që të konsultohet me gjeneralin Kadri Kastratin.
Në qoftë se Rusia vendos me e sulmua Ukrainën do të ekzistone rreziku që forcat serbe do të hyjnë në veri të Kosovës.
Shansi të ndodhë një gjë e tillë është mbi 70%.
Kryeministri, Presidentja dhe Kuvendi i Kosovës duhet të konsultohen sa më shpejt. Poashtu duhet të konsultohen Qeveria e Shqipërisë, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Preshevës dhe Kryesia e Sanxhakut.
BE nuk do të ndërhyjë se BE do të ketë duart plot me Rusinë./Botasot