Dega e PDK-së në Prizren gjatë javës së kaluar ishte tronditur me dorëheqjen e asamblistit të saj Kastriot Krasniqi, i cili po ashtu ishte dorëhequr edhe nga të gjitha strukturat e PDK-së.
Por kjo nuk do të mbes me kaq. Gazeta përmes burimeve mëson se nga kjo parti tanimë ka dhënë dorëheqje edhe Xhafer Ahmetaj, kryetar i nëndgës në PDK-së në Korishë.
Këto burime po ashtu thonë se së shpejti pritet të japin dorëheqje edhe tre kryetar të nëndegëve të PDK-së në Prizren dhe dy asamblisë të saj.
Në seancën e 27 janarit, ku pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, PDK do të marr goditje nga 5 anëtarët ë partisë së saj të cilët do të japin dorëheqje zyrtare.
Kështu PDK, partia që e udhëheqë Prizrenin, do të mbetet vetëm me nëntë asamblistë.
Gazeta për këto dorëheqje ka pyetur zëdhënësen e Komunës së Prizrenit Jona Hoxhaj, e cila ka deklaruar se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.