Sot janë mbushur 16 vjet nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrhaim Rugova.
Publicisti Nexhat Haziri, me këtë rast rikujtoi kur Nuredin Lushtaku, njëri prej komandantëve të UÇK-së, kishte refuzuar dërgimin e pjesëtarëve të gardës së TMK-së, në varrimin e Presidentit Rugova.
Postimi i plotë:
VEÇ SA PËR KUJTESË!
16 vjet nga vdekja e Presidentit Rugovës – Skandali i madh që kishte turpëruar shqiptarët në ditën e varrimit ishte refuzimi i banditit Nuredin Lushtaku atëkohë komandant i Gardës së TMK-së, për dërgimin e pjesëtarëve të gardës në varrimin e Presidentit Rugova.
Historia, është arkiv edhe e faqeve të zeza si kjo e banditit Nuredin Lushtakut, që vazhdon të jetë turpi dhe dhunuesi i Drenicës të Adem Jasharit (n.h)