Publicisti dhe veprimtari nga SHBA, Ramazan Bekteshi përkujtoi sot në 16 vjetorin e shkuarjes në amshim Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Në një postim në Facebook Bekteshi ka shkruar se presidenti Rugova, ndërkombëtarizimin e shtetit e bëri në mënyrë profetike.
Ai ka thënë se misioni i Rugovës për pavarësi tashmë është një mision i përmbushur.
Postimi i plotë:
-Lideri ynë, ju nuk ishit filozof por veprat i kishit filozofike, derisa ndërkombëtarizimin e shtetit e bëtë gati në mënyrë profetike.
-Ju luftuat për paqe por krijuat një ushtri, trimat e së cilës ranë në fushëbetejë, disa nga forcat okupatore e disa nga dora e tradhtarëve.
-Ju, grindjeve, kritikave dhe kërcënimeve u përgjigjët me buzëqeshje, e atentateve me paqe.
-Misioni i juaj ishte pavarësia, një mision i përmbushur. Lavdi!